Lajme
FMN: Sistemi financiar botëror, kryesisht i qëndrueshëm
Sistemi financiar botëror mbetet kryesisht i qëndrueshëm, por ende përballet me sfida të shumta që mund të shkaktojnë fragmentim në sistemin e pagesave dhe rezervat ndërkombëtare, thekson Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas raportit “Stabiliteti Financiar Botëror” të FMN-së, rreziqet e stabilitetit financiar janë rritur në shumë dimensione, megjithëse asnjë ngjarje sistematike botërore që prek institucionet financiare ose tregjet nuk është materializuar deri më tani.
Këshilltari financiar dhe drejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale të FMN-së, Tobias Adrian, tha se sistemi financiar botëror i është përgjigjur pozitivisht dy sfidave të mëdha në mes të shtrëngimit të politikës monetare në disa vende të mëdha dhe konfliktit ruso-ukrainas, por rreziqet ende mbeten.
“Është gjithashtu një test stresi këtë vit me dy ngjarje të mëdha. E para është shtrëngimi i politikës monetare në një shumicë dërrmuese të vendeve në botë. Së dyti, lufta në Ukrainë. Sigurisht që ishte një goditje e madhe për sistemin. Aktualisht, ka problem shqetësuese, si niveli i lartë i borxhit në shumë vende. Gjithsesi, deri tani situata është e mirë”, tha Adrian.
FMN theksoi gjithashtu në raport se sanksionet financiare të vendosura kundër Rusisë kërcënojnë të zbehin gradualisht dominimin e dollarit amerikan.
Adrian tha se sanksionet kundër Rusisë mund të rezultojnë në një sistem pagesash më të fragmentuar botëror dhe mjete të rezervës ndërkombëtare, por efekti nuk është aq i afërt për momentin.
“Mund të ketë fragmentim në të gjithë botën. Dhe ju e dini se çfarë kemi për momentin është një sistem pagese që qarkullon shumë rreth dollarit amerikan. Ai funksionon botërisht dhe çdo vend është pjesë e tij, por me sanksionet, sigurisht. Rusia, e cila është një treg mjaft i madh në zhvillim, është hequr nga ky sistem global pagese dhe ekziston rreziku që edhe vendet e tjera të formojnë lloje të reja të sistemeve të pagesave. Ekziston gjithashtu rreziku i fragmentimit në aktivet rezervë. Për momentin, dollari amerikan është valuta kryesore, por ajo mund të zvogëlohet me kalimin e kohës me monedhat e tjera”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve