Lajme
FMN: Rritja ekonomike do të jetë e ngadalshme jashtë Indisë dhe Kinës
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret vetëm rritje të ngadalshme ekonomike në vitet në vijim, pavarësisht tregjeve të punës, ka thënë shefja e kësaj organizate, Kristalina Georgieva.
“Rritja vazhdon të jetë e ngadalshme, në nivele historike, tani, dhe në periudhë afatmesme”, ka thënë Georgieva, duke shtuar se India dhe Kina kanë kontribuuar në gjysmën e rritjes ekonomike globale këtë vit.
Rritja është duke u ngadalësuar në 90 për qind të shteteve të industrializuara, përfshirë Eurozonën, ku sipas FMN-së, normat e larta të interesit do të rëndojnë mbi kërkesën.
Gjermania dhe Italia “do të rrëshqasin në recesion” më 2023
FMN-ja do të prezantojë gjetjet e reja javën e ardhme, në takimin pranveror në Uashington.
Në janar kjo organizatë pati parashikuar rritje ekonomike globale vetëm 2.9 për qind për këtë vit, për shkak të pasojave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe inflacionit të lartë.
Mirëpo tani pamja është edhe më e “zbehtë” sesa në tetor, ka thënë FMN-ja.
“Duke marrë parasysh tensionet gjeopolitike në rritje dhe inflacionin ende të lartë, rimëkëmbja e fuqishme është pak e mundshme”, ka theksuar Georgieva, e cila i ka përgëzuar bankat qendrore për politikat e tyre strikte monetare.
Sipas saj, bankat duhet të vazhdojnë të luftojnë kundër inflacionit të lartë./REL
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë