Lajme
FMN: Përkeqësim i perspektivës ekonomike, probleme me kthimin e kredive
Kreditë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendet me probleme ekonomike kanë arritur një rekord të lartë, pasi kjo organizatë botërore po përpiqet të luftojë kundër krizave të shumëfishta, të cilat kanë bërë të paktën pesë vende që të mos mund të paguajnë kreditë e tyre. Për më tepër, pritet që edhe shumë vende të tjera të kenë probleme me pagesat e kredive të tyre në vazhdim.
Pandemia, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritja e jashtëzakonshme e normave të interesit në nivel botëror, kanë detyruar dhjetëra vende që të kërkojnë ndihmën e FMN-së. Një analizë nga Financial Times mbi të dhënat e FMN-së tregon se, në fund të gushtit, volumi i kredive të distribuuara nga Fondi arriti në 140 miliardë dollarë, përmes 44 programeve të veçanta.
Kjo shifër, e cila pritet të rritet akoma më tepër në muajt e ardhshëm për shkak të shtimit të kostove të huamarrjes, është më e lartë se shuma e totalit të kredive të mbetura në fund të viteve 2020 dhe 2021, kur shifrat arritën nivelet vjetore rekord.
Ekspertët parashikojnë se rritjet e mëtejshme të normave të interesit nga bankat qendrore në tregjet e madha do të rrisin kostot e huamarrjes në mbarë botën dhe do të rrezikojnë të shkaktojnë një recesion të rëndë. Disa analistë thonë se kapaciteti huadhënës i FMN-së së shpejti mund të arrijë limitet e tij, pasi vendet e varfra që janë izoluar nga tregu ndërkombëtar i huave janë të detyruara t’i drejtohen fondit për të siguruar mbështetje.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër