Zhvillim
FMN-ja ndërpret programin “Stand By” me Kosovën
Me ndërprerjen e programin “Stand By” Kosova rrezikon të mos i marrë rreth 16 milionë euro, meqë programi përfundon më 4 gusht dhe në mungesë të rishikimit të buxheti këto mjete nuk mund të arkëtohen.
Problematika pensioneve të veteranëve të luftës sërish përballë Qeverinë e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas një informacioni që të enjten e sjell gazeta e Prishtinës “Koha Ditore”, FMN-ja e ka ndërprerë programin “Stand By” me Kosovën për shkak se Qeveria në Prishtinë nuk i ka përfillur vërejtjet lidhur me amendamentin e Ligjit dhe kategorizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Siç raporton më tej “Koha Ditore” kjo çështje është diskutuar të mërkurën në Prishtinë mes përfaqësuesve të FMN-së dhe të Qeverisë së Kosovës.
Me ndërprerjen e programin “Stand By” Kosova rrezikon të mos i marrë rreth 16 milionë euro, meqë programi përfundon më 4 gusht dhe në mungesë të rishikimit të buxheti këto mjete nuk mund të arkëtohen. Kosova po ashtu ka humbur edhe rreth 25 milionë euro të Bashkimit Evropian, që ndërlidhen me vlerësimet e FMN-së.
Rishikimi i katërt buxhetor nuk ka ndodhur për shkak të situatës politike, pasi që vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme jashtë afatit të rregullt kushtetues, dhe kjo do të ketë pasoja për shumë agjenci buxhetore.
Amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Veteranëve të Luftës të harmonizuara mes përfaqësuesve të veteranëve të luftës dhe zyrtarëve ligjorë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ishin sjell në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të pranverës, por ato nuk u miratuan për shkak të kundërshtimeve të mëdha të opozitës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind