Kosova
Fluturonte nga Prishtina në Munih, arrestohet për kontrabandë me refugjatë
Shtetasi i Serbisë thuhet se ka sjellë tetë persona në BE përmes rrugës ballkanike në vitin 2021
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar të martën një shtetas të Serbisë në aeroportin e Mynihut. Personi, i shpallur në kërkim në gjithë Evropën, dyshohet se ka trafikuar njerëz në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
35-vjeçari ka dashur të hyjë në Gjermani me fluturimin DE 169 që vinte nga Kosova, gjegjësisht aeroporti i Prishtinës. Por autoritetet hungareze kishin lëshuar një urdhër arresti evropian kundër shtetasit serb, shkruan sz.de. Sipas fletarrestit në fjalë, ai ka kontrabanduar tetë sirianë në Bashkimin Evropian përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike në vitin 2021.
Pas arrestimit, ai është sjellë para gjyqtarit hetues në Gjykatën e Qarkut në Landshut dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues vendas.
Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut tani është përgjegjëse për procedurat e mëtejshme.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën