Lajme
Fluturimi Doha-Dublin: 12 persona të lënduar si pasojë e turbulencave
Një avion pasagjerësh ka hasur në turbulenca të forta në hapësirën ajrore turke. Sipas deklaratës nga Aeroporti i Dublinit, 12 persona në bordin e aeroplanit të Qatar Airways kanë mbetur të lënduar.
Gjashtë nga të prekurit thuhet se janë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa të tjerët ishin pasagjerë.
Tetë persona u desh të dërgoheshin në spital pasi mbërritën në kryeqytetin irlandez. Sipas Qatar Airways, lëndimet ishin të lehta. Linja ajrore tha se incidenti tani po hetohet nga brenda.
Avioni po udhëtonte nga Doha në Dublin. “Fluturimi i Qatar Airways QR107 nga Doha u ul i sigurt në Aeroportin e Dublinit në orën 13:00 të së dielës”, thuhet në një deklaratë nga aeroporti përmes rrjetit social “Twitter”, transmeton albinfo.ch.
Pasagjerët raportuan një rënie të papritur në aeroplan që zgjati rreth 20 sekonda. Në atë kohë shpërndaheshin ushqime.
Vetëm pak ditë më parë, një person vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një aeroplan i Singapore Airlines hasi në turbulenca të forta gjatë rrugës nga Londra në Singapor./SRF
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit