Lajme

Fluks të emigrantëve në portin e Durrësit

Me përfundimin e pushimeve emigrantët shqiptarë po largohen nga Shqipëria

Mediat në Tiranë raportojnë se brenda disa orëve rreth 8 mijë persona me 8 tragete janë larguar nga porti i  Durrësit.

Sipas policisë kufitare të Shqipërisë, po punohet me 28 sportele për të evidentuar radhët e emigrantëve në port.

Po ashtu policia ka bërë të ditur sepas një defekti, sistemi TIMS është rregulluar dhe efektivët janë në gatishmëri për të mos shkaktuar pritje të gjata të emigrantëve.