Lajme

Fluks pritjesh edhe në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Fluks i lartë makinash dhe kalimtarësh raportohen se po presin në doganën e Qafë Thanës mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Për më tepër se 2 orë qytetarët janë ndeshur me vonesa, pasi në pikën me 1 ndalesë pala maqedonase operon me numër të reduktuar punonjësish, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase, edhe ajo shqiptare. Por problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase.

Festat e fundvitit janë arsyeja që shumë shqiptarë po vijnë nga doganat e juglindjes drejt vendit të tyre, ndërsa pritet që edhe ditët në vijim të ketë fluks jo vetëm në Qafë Thanë, por edhe në doganën e Kapshticës.