Kosova

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova në Morinë.

Në afërsi të urës mbi Drin u krijuan kolona të gjata me mjete për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënia në funksion e urës së re krijon këtë problematikë në një segment me të paktën 3-4 kilometra.