Kosova
Fluks i lartë lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë
Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeve të personave dhe mjeteve gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2025. Shumë qytetarë, si nga Kosova por edhe nga Shqipëria, zgjedhin që pushimet e pas festave të fundvitit t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike.
Lëvizja e mjeteve është rritur edhe për arsye të largimit të emigrantëve kosovarë në vendet ku jetojnë pas mbarimit të festave të fundvitit. Ndërkohë, janë shmangur radhët e gjata dhe pritjet në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa të huaja.
Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit. Këto ditë policitë kufitare po punojnë edhe me procedurën pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës. Kujtojmë se festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës bëjnë të ditur se nga data 19 dhjetor e vitit që lamë pas e deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, kanë hyrë në vendin tonë mbi 90 mijë shtetas.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













