Integrimi

Floriana Rrahmani ju tregon super veturat në Gjenevë

Floriana Rrahmani është nga vajzat e gjeneratës të dytë në Zvicër, por shumë e suksesshme në fushën e saj

Në Gjenevë po mbahet Panairi më i madh dhe njëri ndër më të njohurit dhe të popullarizuarit në Evropë.

Që nga 7 marsi, deri më 17 mars, prezantohen veturat më të ndryshme, që nga ato luksoze deri tek ato të vjetra dhe me çmime shumë të larta apo rekorde.

Edhe në këtë eveniment të madh, nuk kishin si të mungonin shqiptarët. Floriana Rrahmani është nga vajzat e gjeneratës të dytë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Një menaxhere shumë e mirë në gjurmët e babait, Rrahmanit. Menaxhere dhe ekonomiste te firma më e mirë zvicerane “Vilver”, për ashensorët e makinave.

E vetmja firmë shqiptare me pjesëmarrje në Sallonin e Veturave në Gjenevë, përcjell tutje albinfo.ch.

Duke menaxhuar me shumë pasion shërben klientët dhe duke buzëqeshur vërteton se sa mirëpritës jemi ne shqiptarët.

Por, Floriana ka dhe një pasion tjetër. Si manaxhere në një ambient që i perket grave. Këtë do ja u zbulojmë më vonë…