Integrimi
Floriana Garo, një jetë e re në Zvicër, larg ekranit dhe publikut
Ish moderatorja e njohur dhe pjesëmarrësja në Miss World 2012, Floriana Garo, ka braktisur gjithçka dhe ka nisur një jetë ndryshe në Zvicër. Në këtë intervistë me albinfo.ch ajo flet për sfidat e kësaj jete
Floriana Garo, është moderatorja e njohur shqiptare që la Shqipërinë për të krijuar një jetë të re në Zvicër. Ajo është martuar dhe është bërë nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Garo, në një intervistë për albinfo.ch ka shpalosur vështirësitë që i ka hasur pasi është shpërngulur në Zvicër për karrierën e re që ka krijuar këtu. Gjithashtu ajo ka folur edhe për planet e të ardhmes si në karrierë ashtu edhe në jetën private.
© Rromir Imami, albinfo.ch
Albinfo.ch: Sa jeni integruar në jetën e Zvicrës?
Garo: Jam integruar mirë besoj. Kam dëgjuar shpesh të njohurit e mi që me thoshin se Zvicra i bën të huajt zviceranë në mentalitet dhe e kam përjetuar vetë këtë. Ky është një vend i mrekullueshëm për të rritur fëmijët. Jeta është e drejte, rregullat respektohen dhe nuk ka kaos. Njerëzit jetojnë të qetë, pa shumë ulje-ngritje.
Albinfo.ch: Sa shpesh kthehesh në Tiranë?
Garo: Jo aq shpesh sa do të dëshiroja. Në fillim kur lëviza,- para 3 vitesh, më shpesh, pastaj erdhi në jetë vajza ime Adia, e një vit më pas, Priami, ndaj vizitat e mia filluan të bëheshin gjithmonë e më të rralla. Madje më shpesh kanë ardhur miqtë e mi nga Tirana të më vizitojnë. Në fund tani me Coronavirusin, gjithçka është bërë më e vështirë. Por Shqipëria është vendi im i zemrës dhe dua që fëmijët të rriten me idenë e Shqipërisë dhe me kulturën tonë, ndaj mendoj që udhëtimet bashkë me ta do të jenë të domosdoshme.
© Rromir Imami, albinfo.ch
Albinfo.ch: Çka dallon jeta në Zvicër nga Tirana?
Garo: Rëndësia për gjithçka që është publike. Zviceranët duan që të gjithë të gëzojnë nga bukuritë e natyrës, ndaj vendet më të bukura nuk janë të rezervuara vetëm për elitat. Muzetë janë falas, që të gjithë të marrin kulturë. Shkollimi është i lirë, pavarësisht nga niveli i lartë i jetesës. Ndërsa në Tiranë mbizotëron dukja dhe paraja. Kush nuk ka shumë para, humbet… Këtu, nuk është aspak kështu; përkundrazi, edhe të pasurit mundohen të jenë sa më të fshehur.
Albinfo.ch: A e keni mbyllur kapitullin për televizionin, apo mendoni t`i riktheheni publikut?
Garo: Televizioni është një nga dashuritë e mia më të mëdha. Në një formë ose në një tjetër, do të kthehem në vëmendje të publikut.
Albinfo.ch: Çfarë pune bëni në Gjenevë?
Garo: Unë jam partnere tek Bona Fide Business, një kompani që ndihmon të gjithë ata që duan të shpërngulin biznesin e tyre ose të krijojnë një biznes të ri në Gjenevë. I ndihmojmë me anën administrative, një adresë, zyrë, kontabilitet dhe shërbime ligjore. Përveç kësaj, kompania shërben si ndërmjetëse për transaksione biznesi në fusha të ndryshme.
© Rromir Imami, albinfo.ch
Albinfo.ch: A ishte vështirë të merrnit vendim që të shpërnguleni në Zvicër?
Garo: Sigurisht. Të lësh karrierën, familjen, miqtë e zemrës dhe një jetesë shumë të mirë me të cilën je i kënaqur nuk është asnjëherë diçka e thjeshtë. Gjithsesi, mendoj që ardhja në Gjenevë, larg syrit të publikut, për të krijuar familjen time ishte diçka e mirë. Kisha nevojë ta përjetoja lidhjen me bashkëshortin, lindjen e fëmijëve dhe përshtatjen në një vend të ri në anonimitet për ta përtypur siç duhej në fillim. Në Shqipëri mbase do të kishte qenë më e vështirë.
Albinfo.ch: Si jeni njohur me bashkëshortin tuaj?
Garo: Në Linkedin. Më kontaktoi dhe gjërat rrodhën shumë lëmuar… Mbase ishte e shkruar.
Albinfo.ch: A keni në plan një fëmijë të tretë?
Garo: Tani jam shumë e plotësuar me dy fëmijët që kam, të cilët i kanë dhënë një tjetër kuptim jetës. Dua t`i shijoj ata në maksimum, dhe të marr veten nga ky ndryshim kaq i madh. Më vonë, nuk i dihet, po të jetë mundësia, pse jo. Fëmijët janë shpresa, e ardhmja dhe gëzimi i çdo çifti.
© Rromir Imami, albinfo.ch
Albinfo.ch: Për çka ju merr malli më shume në Shqipëri?
Garo: Për kohën me diell, për të ngriturit në mëngjes dhe të takuarit e miqve të mi gjatë ditës pa e shënuar në agjendë, thjesht sepse kështu na pëlqen. Më merr malli për detin, për ushqimin e mirë, për ndjesinë e të qenit në tokën time.
Albinfo.ch: A i kushtojnë rëndësi look-ut në Zvicër si në Shqipëri?
Garo: Pak më shumë në Gjenevë në krahasim me Zvicrën si tërësi sepse Gjeneva është shumë ndërkombëtare. Zviceranët janë neutralë dhe të thjeshtë, por të huajt pëlqejnë të vishen me shije e të jenë të kuruar. Plot njerëz në Gjenevë blejnë veshje shumë të shtrenjta, bëjnë operacione plastike për tu dukur më të rinj, por asgjë nuk është e ekzagjeruar e që thërret për vëmendje. Ndërkohë, në Shqipëri gjithçka thërret për vëmendje, shqiptarët e vlerësojnë dhe shijojnë të bukurën si rrallë të tjerë. Looku i kuruar është domosdoshmëri.
Albinfo.ch: Si e shihni Shqipërinë nga Gjeneva?
Garo: Ndryshe nga kur jetoja në Shqipëri. E shoh me një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo.
Albinfo.ch: Me çka e ke pasur më së vështiri të mësohesh në Zvicër?
Garo: Si fillim me të qenit e panjohur. Në Shqipëri gëzoja avantazhet e të qenit person publik, ndaj gjithçka vinte më lehtë. Këtu më është dashur të përpiqem shumë që të krijoj emrin tim me të tashmen këtu, e jo me të kaluarën. Fundja, njeriu gjykohet për atë që është, jo për çfarë ka qenë.
© Rromir Imami, albinfo.ch
Albinfo.ch: Në çfarë gjuhe ju flet fëmijëve?
Garon: Vetëm Shqip. Do të mësojnë anglisht e frëngjisht kur të shkojnë në shkollë.
Albinfo.ch: Cili qytet i Zvicrës sipas jush ka disa ngjashmëri me Shqipërinë?
Garo: Këtu ka plot ngjashmëri me Shqipërinë sepse ka kaq shumë shqiptarë. Kjo ma ngroh zemrën. Ka kaq shume shqiptarë që na nderojnë me arritjet e tyre në profesion e karrierë, e që me sakrifica kanë edukuar breza të rinj gjithmonë e më të suksesshëm.
Albinfo.ch: A të ka pritur mirë shoqëria zvicerane?
Garo: Shumë mirë. Gjithmonë të sjellshëm, kuriozë e dashamirës për Shqipërinë dhe të kaluarën time. U jam shumë mirënjohëse.
Shqipëria mbetet vendi im i zemrës
Shqipëria është vendi im i zemrës dhe dua që fëmijët të rriten me idenë e Shqipërisë dhe me kulturën tonë, ndaj mendoj që udhëtimet bashkë me ta do të jenë të domosdoshme.
Të lësh vendlindjen nuk është aq e thjeshtë
Të lësh karrierën, familjen, miqtë e zemrës dhe një jetesë shumë të mirë me të cilën je i kënaqur nuk është asnjëherë diçka e thjeshtë. Por, mendoj që ardhja në Gjenevë, larg syrit të publikut, për të krijuar familjen time ishte diçka e mirë.
Për këto gjëra më merr malli për Shqipërinë
Për kohën me diell, për të ngriturit në mëngjes dhe të takuarit e miqve të mi gjatë ditës pa e shënuar në agjendë, thjesht sepse kështu na pëlqen. Më merr malli për detin, për ushqimin e mirë, për ndjesinë e të qenit në tokën time.
- Intervista üështë zhvilluar në fillim të tetorit, për numrin e atij mauji të revistës albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?