Portrete të firmave
Florian Haçkaj, menaxher komercial i kibernetikës në rang botëror
Ka diplomuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bielefeld, Gjermani, ka një post-master në Menaxhim-Turizëm në Universitetin e Luzernit, Zvicër. Mbi 12 vjet përvojë në menaxhim komercial, përvojë konsultimi në industrinë e aviacionit, turizmit, në fushë të kibernetikës... Ky është Florian Haçkaj
Sa herë flitet për njerëzit tanë që kanë arritur suksese, pa dyshim që kujtojmë sfidat e shumta nëpër të cilat kanë kaluar ata. Këtë na e konfirmon edhe Floriani, duke na treguar se me gjithë faktin se ka pasur të bëjë me shtete evropiane, shoqëri të zhvilluara, sfidat ishin të mëdha. Por, ai nuk u ndal së kërkuari duke bërë që sot të jetë njëri nga udhëheqësit e suksesshëm në tregun komercial të fushës së kibernetikës në rang botëror. Përveç si ekonomist dhe menaxher i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, Floriani është edhe një qytetar i preokupuar shqiptar, një atdhedashës dhe njeri pozitiv. Ai njëherësh është edhe „Ambasador i Kombit”, titull ky që u ndahet njerëzve të suksesshëm dhe të integruar mirë. Por, po ashtu ai nuk është vetëm një profesionist i fushës. Floriani është edhe një alpinist i njohur shqiptar, që ka ngjitur disa nga majat më të larta në botë.
Rrugëtimi i tij drejt suksesit fillon që pas përfundimit të gjimnazit të Tiranë. Nga atje Floriani nisi rrugën duke ndjekur kështu hapat e të parëve të tij me shkollimin në vendet më të zhvilluara europiane. Ai karrierën e nisi duke studiuar në Universitetin e Bielefeld-it në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara. Ky ishte vetëm hapi i parë për të. Pastaj vazhdoi tutje duke studiuar në fushën e Ekonomisë, përkatësisht në Menaxhim ndërkombëtar. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve dhe si rezultat i qasjes së tij të hapur dhe interkulturale, ju bë e mundur që të fillonte hapat e parë drejt karrierës, duke u bërë kështu pjesë e një kompanie aviacionit me seli në Belgjikë. Aty mori rolin për të udhëhequr si “Country Manager”. Për dy vjet sa kishte shërbyer në këtë kompani, Florianit iu besua udhëheqja e nivelit të Menaxherit Regjional, për shtetet siç ishin Zvicra, Gjermania dhe Belgjika. Gjatë kësaj kohe ai ishte dërguar si ekspert për të mbështetur kompaninë në Tiranë, duke treguar po ashtu edhe atje rezultate të larta në punën që i ishte besuar.
Ardhja në Zvicër dhe studimet e turizmit
Duke qene se ai vazhdimisht sfidonte veten dhe kërkonte arritje edhe më të larta, pas pak muajsh punë në Tiranë, vendosi të kthehej prapë në Europë. Këtë here ai vjen në Zvicër. Misioni i tij kësaj here nuk ishte vazhdimi i karrierës, por mbështetja e bashkëshortes së tij e cila studionte në njërin nga universitet më prestigjioze të Zvicrës.
Meqenëse Floriani vjen nga një vend siç është Shqipëria, ku turizmi ka një rol të veçantë, ai e sfidoi veten edhe një herë, për të vazhduar studimet në këtë fushë. Filloi studimet post-master në Universitetin e Luzernit, me drejtim menaxhimin e turizmit. Paralelisht me studimet, ai filloi punën në një kompani të aviacionit në Zürich. Planet e tij ishin që eksperiencës në fushën e aviacionit t`ia shtonte edhe sektorin e turizmit, e përmes këtyre të ndihmonte Shqipërinë për të ecur dhe zhvilluar turizmin, gjë që ai e bëri për shumë vite.
Në rrugëtimin e tij të suksesshëm sfidat i ishin bërë pjesë e arritjeve. Pas rreth katër vitesh e gjysme menaxhimi në sektorin e aviacionit dhe turizmit, Floriani mendoi se duhej bërë edhe një hap tutje. Hapi i radhës për të ishte fusha e teknologjisë, si një nga fushat më rëndësishme për të gjithë ne. Njohuritë në IT nuk ishin të mjaftueshme, por pavarësisht kësaj ai vendosi të kërkojë për këtë fushë dhe duke i dhënë detyrë vetes që të fillojë të rimësojë nga e para. Pasioni që ai kishte shfaqur për teknologjinë, vinte që nga rinia e hershme. Ai tregon se i pëlqente të zbërthente kompjuterin e tij duke shuar kureshtjen dhe për të parë se çfarë fshihej në një aparat siç ishte kompjuteri.
Sfidë pas sfide…
Sukseset e treguara dhe integrimi i tij në vendet ku ai ka jetuar për rreth 18 vite, i sjellin shumë miq dhe njerëz që vlerësonin personalitetin e tij. Ishin bashkëpunimet në fushën e menaxhimit që çuan Florianin drejt një kompanie tek e cila do të arrinte të udhëhiqte njërin nga tregjet më me ndikim. Bëhet fjalë për kompaninë “Open Systems” me seli në Zürich. Ky treg që sot Floriani drejton, ofron shërbime dhe menaxhon me organizatat joqeveritare të Kombeve të Bashkuara (OKB) në fushën e kibernetikës.
Për të arritur deri këtu, ai bëri disa hapa mbrapa nëpër pozitat që pati në kompaninë “Open Systems” duke u nisur nga pika “zero” si “Assistant Sales Consulting”, pozitë që mbajti për një vit, për të kaluar tek “Sales Consulting”. Hapi tjetër ishte “Key Account Manager”. Performanca e treguar në drejtimin e kompanisë në rolet që i ishin besuar, i dhanë gradën Vice President, gradë senioriteti që u jepet profesionistëve në fushën IT dhe menaxhimit në Zvicër. Prej rreth 5 vjet e gjysmë tek “Open Systems”, Floriani shërben si menaxher komercial, duke drejtuar njërin nga tregjet më të ndjeshme, siç është OKB dhe organizatat joqeveritare, tek i cili ai menaxhon anën njerëzore, anën kontraktuale si dhe anën komerciale.
Katër tregje
Kompania “Opensystesms” ka katër tregje kryesore të fokusuara në shitjen dhe ofrimin e shërbimeve në fushën e kibernetikës. Tregu i Gjermanisë, Tregu i SHBA-së dhe Kanadasë, pastaj Tregu Zviceran që përfshin shtetet Austri, Belgjikë, si dhe tregu i katërt, ku hyjnë OKB dhe organizatat joqeveritare. Ky njëherësh është tregu më i ndjeshëm që ofron kompania, sukseset e të cilit, ndër të tjera, i takojnë edhe udhëheqësit të tij, Florian Haçkaj.
Në tregun e katërt apo atë që menaxhon Floriani, ndjeshmëria sa i perket aspektit të sigurisë është shumë më e madhe ngase me këto organizata siguria nuk është vetëm në aspeketin e dokumentacionit dhe financave por edhe në atë njerzor.
Kompania “Open Systems” ofron siguri kibernetike në mënyrë të menaxhuar duke operuar me sistemet në gjithë botën. Open Systems është firmë zvicerane prej rreth 30 vitesh në treg, e cila operon në 184 shtete të ndryshme të botes, me mbi 7000 aparatura në mbarë botën. Open Systems ju ofron siguri 1.5 milion përdoruesve të internetit çdo ditë. Çdo gjë menaxhohet nga Zvicra dhe Amerika (24 orë në ditë) dhe siguria bëhet në shumë nivele, nga ato më të thjeshtat, si parandalimi i viruseve të ndryshme në Email e deri tek sulmet në softweret e organizatave dhe institucioneve të rëndësishme në mbarë botën. Kompania tek e cila Floriani udhëheq me një pozitë të lartë në fushën e kibernetikës operon përveç se në Zürich edhe në Londër, Vjenë, New York, San Francisco, Düsseldorf etj.
Pasioni për alpinizmin dhe “trekëndëshi i njeriut të suksesshëm”
Përveç anës profesionale, Floriani ka edhe anën tjetër të medaljes që është po aq e rëndësishme për të, ai është i pasionuar pas alpinizmit. Ai tregon se ky sport është një mundësi për t´u shkëputur nga ngarkesat e përditshme. Përmes alpinizmit, njeriu merr energjinë dhe krijon balancin për të vazhduar më tutje duke qenë i suksesshëm si në jetën profesionale po ashtu edhe në atë familjare. Trekëndëshi i një njeriu të suksesshëm që Floriani ndjek është të qenit një menaxher i zoti, një familjar i përkushtuar dhe një qytetar i përkushtuar për kombin. Floriani inkurajon të gjithë shqiptarët në Zvicër e kudo nëpër botë, të forcojnë rrjetëzimin ndërmjet tyre nëpërmjet platformave profesionale si LinkedIn etj dhe të ndihmohen me njëri tjetrin për të rritur suksesin e perbashket të kombit shqiptar në Zvicër.
Postmaster për menaxhimin e turizmit
Meqenëse Floriani vjen nga një vend siç është Shqipëria, ku turizmi ka një rol të veçantë, ai e sfidoi veten edhe një herë, për të vazhduar studimet në këtë fushë. Filloi studimet postmaster në Universitetin e Luzernit, me drejtim Menaxhim Turizmi.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?