Fotolajmi
Florentina Krasniqi shijon ëndrrën në “The Voice of Germany”
Kush nuk e ka ëndërr që një ditë të ngjitet në një skenë të madhe, ku do ta duartrokasin mijëra fansa? Këtë ëndërr tashmë po e shijon Florentina Krasniqi, e cila është pjesë e talent shout të njohur në Gjermani “The Voice of Germany”, i cili transmetohet çdo të enjte në Sat.1. dhe të dielën në Prosieben.
16-vjeçarja me prejardhje nga Kosova jeton në Mannheim, ndërsa këndon dhe vallëzon që nga mosha gjashtëvjeçare. Ajo di të luajë mirë me kitarë, ndërkohë gjithmonë është prezantuar në koncertet muzikore në lokacione për të rinjtë në Herzognried. “Më 2011, së bashku me një grup kemi vallëzuar me Pink Floyd në SAP Arena. Po ashtu më është lejuar që në dy këngët e reperit gjerman Casper të këndoj në prapavijë. Kjo ishte vërtet një kënaqësi për mua”, shkruan morgenweb.de.
Por, kjo për të ishte vetëm një fillim i një rrugë të gjatë: “Nuk mund të prisja që me 16 vjeçe të marr pjesë në “The Voice”. Në televizion është shumë lehtë të bëhesh e njohur. Me suksesin që të jep televizioni, edhe punët ecin më mirë”. Nëna e saj, Qamilja, e cila e përcjell në çdo hap vajzën e saj, shprehet. “ Florentina natyrisht që ëndrrën e saj si këngëtare duhet ta ndjekë, por në asnjë mënyrë nuk duhet ta lërë anash shkollën. Ne do ta mbështesim Florentinën në rrugën e saj, megjithatë është shumë e rëndësishme që ajo të rri më këmbë mbi tokë”, përcjell “albinfo.ch”.
Florentina është nxënëse e klasës së 11-të në shkollën e Herzogenried. Të gjithë nxënësit janë nën ethe së bashku me të. “Në shkollën time, nxënësit kanë bërë një njoftim për mua. Tani të gjithë e dinë se unë shfaqem në televizion”.
Një familje muzikantësh
Për idenë që Florentina të marrë pjesë në këtë shou muzikor, nëna e saj nuk ishte edhe aq e pajtimit. “Fillimisht nuk e kam lejuar që të marrë pjesë në “The Voice”, sepse isha e shqetësuar për të. Kjo është ende shumë e re, prandaj nuk e dija se si do ta trajtojnë”, njofton “albinfo.ch”.
Tashme 16-vjeçarja është pjesë e grupit të talenteve në “The Voice”. Por, a mendon se mosha e saj në këtë pjesëmarrje është një avantazh? “Mosha ime mund të jetë edhe avantazh, por edhe disavantazh. Mendoj se me moshën që e kam mund të arrij të fitoj një përvojë shumë të madhe. E keqja është se për çdo gjë më duhet leja e familjes, por jam më fat që prindërit më mbështesin për gjithçka”, thotë këngëtarja e re. Me një buzëqeshje, nëna e saj shton. “Në Mannheim kemi shumë yje. Por të gjithë janë djem. Tani kemi nevojë ta kemi edhe një vajzë që do të jetë yll i Mannheimit”.
Jo vetëm nëna e mbështet Florentinën, por edhe babai i saj që është muzikant. “Babai im është shumë krenar më mua. Ai është një muzikant popullor shqiptar dhe njohës i mirë i muzikës. Ai është kritiku më i madh imi, i hapur dhe direkt”, shprehet 16-vjeçarja.
Florentina në këtë spektakël nuk është orientuar vetëm në propozimet që ka marrë nga babai i saj, por edhe nga idhujt e saj të muzikës botërore. “Stili i muzikës sime është RnB dhe Pop, si yjet e mi: Beyonce, Rihanna dhe Chris Brown. Ata dukën të gjithë bukur, mundën dhe arrijnë të vallëzojnë dhe të këndojnë. Unë dua të bëhem këngëtare, sepse ky është pasioni im”, thotë bindshëm ajo.
Kisha dridhje të gjunjëve
Pasionin e saj këngëtare e re e shfaqi në skenën e shout televiziv. “Për gjatë kohës sa performoja dhe shikoja karriget e kuqe, m’u dridhnin gjunjët. E dija, me duhet të jap nga vetja 100 për qind. E kam kënduar këngën “This is What You Came For” nga Rihanna dhe më ka bërë të ndihem shumë e lumtur, ngase edhe publiku e ka festuar së bashku më mua. Ishte një ndjenjë e papërshkruar”.
Tash e sa javë Florentina është pjesë e grupit Fanta, të cilin grup e kishte pasur dëshirë që të jetë pjesë e saj.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë