Lajme
Florence Schelling, në historinë e hokejit në Zvicër
SC Bern është klubi më i madh i hokejit në Zvicër dhe ndër më të mëdhatë në Evropë, sapo ka emëruar një grua si menaxhere e përgjithshme dhe drejtoreshë sportive, transmeton albinfo.ch.
SC Bern është klubi më i madh i hokejit në akull në Zvicër, me një buxhet prej 60 milionë CHF dhe stadium hokeji deri në 17,000 spektatorë. Florence Schelling ka fituar kampionatet zvicerane 16 herë. Ky klub sapo ka caktuar një grua si menaxhere e përgjithshme dhe drejtoreshë sportive, e para në historinë e sportit. 31-vjeçarja e zgjuar dhe i sigurt në vetvete nga Cyrihu luante për ekipin kombëtar të grave. Tani ajo është gati për sfidën e saj të radhës dhe është një zgjedhje befasuese që ka krijuar bujë në gjithë botën, transmeton tutje albinfo.ch.
Me fillimin e sezonit të ri në tetor, SC Bern shpreson të rimarrë vendin e tij të duhur si ekip i lartë. Por ylli i ri i ekipit nuk do të jetë më një lojtare në ligat jashtë vendit, siç ndodh zakonisht. Ajo do të jetë drejtoresha e parë sportive e klubit (dhe bota e hokejve),
Emërimi i Schelling po cilësohet se është një moment historik në hokejin ndërkombëtar dhe në Bernë, ku për herë të parë një grua tani do të jetë e ngarkuar me rekrutimin, negociatat e kontratave dhe politikën e klubit.
“Qëllimi është që Berna të kthehet në krye. Unë do të jem nën një presion të madh, por unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar atë. Nëse bëj një punë të mirë, rezultatet do të vijojnë. Dhe janë rezultatet që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në respektimin dhe njohjen”, shprehet ajo.
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë