Një moment për Jonas dhe katër studentët nga Kantoni i Vaud-it. Foto e realizuar nga Marie Deschenaux
Lajme
Fletudhëtim për në Kosovë (2): “E tash, çfarë të bëjmë ?”
“Dhe tani, çfarë të bëjmë?”, pëshpërit Marta, një nga nxënëset e gjimnazit Burier që po na shoqëron. Në fakt, ishte pikërisht pyetja që isha duke ia shtruar vetës. Një orë më parë ne ende ishim duke ngrënë patate të skuqura në aeroplan dhe tani ja ku jemi para njëzet fëmijëve romë, të cilët na shikojnë me sytë e tyre të mëdhenj, të ulut urtësisht rreth një tavoline të madhe të rrumbullakët. Qendra për mbështetjen shkollore, në zemër të një fshati rom të Graçanicës, është një vend i jetës për të gjithë komunitetin. Fëmijët shoqërohen pas orëve të mësimit nga një mësues privat, i cili është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar në të gjitha llojet e lëndëve. Ky veprim, i themeluar në bashkëpunim me Terre des hommes, ka për qëllim të ndihmojë fëmijët romë që të kenë sukses në sistem të shkollave publike, pavarësisht faktit se kanë vështirësi të mëdha gjuhësore.
Edhe të pengesës së gjuhës tmerrshëm. Megjithatë, studentët që po na shoqërojnë nga Zvicra vërejnë sa shumë të gjithë këta fëmijë të rinj dhjetëvjeçar tregohen të kujdesshëm, si dhe sa shumë respektojnë mësuesin e tyre. Të gjithë janë shumë të motivuar dhe e duan shkollën. “Konteksti duket të jetë aq i varfër dhe ata prapë vazhdojnë të buzëqeshin. Kur mendoj sa me përtesë fëmijët zviceranë shkojnë në shkollë….”, vështron Vivianë, një studente 17-vjeçare.
Vajzat vizatojnë zemra, ndërsa djemtë makina
Me t’u njohur me ta, asgjë më mirë se sa një stilolaps dhe një letër. Fillojmë të vizatojmë me fëmijët dhe njëkohësisht bisedojmë. Biseda me duar dhe sy si dhe me vizatime mund të jetë shumë interesante. Vajzat qeshin me zemrat e mia të deformuara, ndërsa djemtë me krenari na tregojnë makinat që kanë vizatuar. Papritmas, një vajzë 9-vjeçare na befason kur fillon të na flasë në gjuhën gjermane të përsosur, një nivel që tejkalon nivelin e lartë të gjimnazistit në Zvicër. Vajzusha na tregon se ajo ishte në Gjermani para se familja e saj u deturua të kthehej këtu. Mësuesi i saj në shkollë publike jo vetë se nuk kupton asnjë fjalë të romëve, por ai nuk e flet as gjermanishten, kështu që ajo komunikon me të serbisht. Prandaj, edhe ajo do të ketë më shumë meritë për suksesin e vitit të saj shkollor… Në fund fare, mësuesi i klasës na rrëfen para se të nisemi, se si atij i duhet të jetë i durueshëm për të bindur disa familje për rëndësinë e shkollimit të fëmijëve të tyre. Nuk është e lehtë t’u japësh sërish shpresë prindërve, të cilët deri tani shikonin shpëtimin vëtëm me të shkuar jashtë vendit (shpesh në Zvicër). Është e qartë, ajo për të cilën jemi duke luftuar ka të bëjë me sigurinë, perspektiva të reja për të gjithë fëmijët, duke humanizuar dhe rrafshuar një sistem shkollor të pamëshirëshëm për pakicat. Tani fëmijët që ëndërrojnë për t’u bërë një ditë mjek, shkencëtar apo profesor kanë më shumë gjasa t’iu ndodhë. Pas vizitës së një ore, ne mbyllim këto çaste emocionale, duke ecur përmbi këpucët e vogla, por të vjetëruara. Po këpucët do të duhej të qëndrojnë për një rrugë të gjatë, të paktën gjersa të arrijnë në shkollë të mesme.
Lexoni gjithashtu :
Fletudhëtim për në Kosovë (1): Duke filluar natën në Prishtinë
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi