Lajme
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, njoftoi sot se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.
Ndërkohë, Celibashi informoi se në kontinentet e tjera fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 25 prill.
Celibashi ndau në rrjetet sociale një udhëzues mbi procedurën e votimit të shqiptarëve jashtë vendit, ku përfshihen këshillat kryesore mbi hapat që duhen ndjekur.
“Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Nuk do të shpenzoni asgjë. Posta paguhet nga KQZ. Mos e vononi, çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë. Zëri juaj ka rëndësi,” u shpreh Celibashi.
Udhëzuesi i hartuar nga KQZ rekomandon që, pasi të merret zarfi me fletën e votimit, zgjedhësi ta konfirmojë marrjen e zarfit postar në platformën PER.
KQZ rikujton se nuk mund të votohet për një parti apo koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër.
Numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245.935 zgjedhës, ndërkohë që në total, brenda dhe jashtë vendit, të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë. Ndër ta, 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini për udhëtimet e fundjavës së Pashkëve në Zvicër? Ashtu si çdo vit, ditët para fundjavës së Pashkëve pritet të jenë të ngarkuara në rrugët...
-
Zviceranët duan më shumë para për ushtrinë, por kundërshtojnë F-35
-
Zvicra shpenzon gjysmë milion franga për të mbajtur akses në çipat e AI
-
Si mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Zvicër?
-
Pushimet shkollore në Gjenevë do të ndryshojnë sërish