Integrimi
Flet nëna e tre djemve
Dhuna në Lucens: "Djemtë e mi nuk patën çare, përveç vetëmbrojtjes"

Çfarë të them unë e shkreta, veç se të gjithë do të përfundojmë në psikiatri. Është rast i rëndë për një nënë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, shprehet nëna e tre djemve të implikuar në incidentin e dhunshëm që ka ndodhur para shtëpisë së tyre në Lucens të Zvicrës.
Ishim të gjithë së bashku me vajza e dhëndër. Kur papritur kemi dëgjuar të shtëna, ndërsa tërë familja me 10 nipa ishim duke kaluar një mbrëmje të lezetshme.
Nëna tregon me zë të ngjirur fatkeqësinë e të hënës. Ajo tregon për albinfo.ch se sapo kishte dalë nga spitali psikiatrik, pasi që kishte përjetuar një shok tronditës. „As armiku nuk ka mujt me na pru në kët gjendje“. Nën efektin e medikamenteve, ajo shpjegon, me shumë vështirësi, se tre djemtë e saj janë tani më në burg dhe se mbarë familja e saj është e traumatizuar.
Duke shprehur gjithë dhimbjen e saj, nëna e stërlodhur vështron se edhe në Zvicër qenka e mundur që dikush të vijë dhe të të sulmojë më armë në oborr të shtëpisë. Djemtë e mi nuk patën çare, përveç vetëmbrojtjes“.
Gjatë bisedës së dhimbshme, nëna shpjegon se burri i saj e ka çuar shumë mirë me babain e personave të dyshuar të jenë të implikuar në sulmin e të hënës. „Nuk po i dihet me këta të rinj. Qenka e vërtetë kur të parët tanë thoshin: Fëmijët i hanë mollat, kurse prindërve u pihen dhëmbet“.
Edhe pse ende të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë të qarta, një gjë është e sigurt: të shtënat kanë lënë mbresa për sot e shumë kohë në qytezën e qetë, Lucens.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Taksat dhe bankat: Si përfitojnë tregtarët e mallrave në Zvicër Pas djathit, orëve dhe bankave qëndron një tjetër sektor ekonomik zviceran: industria e lëndëve të para....
-
Shpërthimi i çmimeve për apartamentet në mal: Vendasit paguajnë vetëm gjysmën e shumës
-
Për të njëjtën punë, nëpunësit civilë fitojnë 17600 franga më shumë se ata të sektorit privat
-
Ari nga SHBA së shpejti do të largohet sërish nga Zvicra
-
Zvicër: Gjithnjë e më shumë të moshuar në timon