Kosova

Flet babai i shqiptarit të vrarë në Gjermani, thotë se djali i tij nuk kishte probleme me askë

28-vjeçari ka vdekur pasi është therur me thikë nga kolegu i tij në vendin e punës, të shtunën në Nymphenburg të Munchenit.

Babai i të ndjerit ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja se kishte pasur konflikte të vogla apo të mëdha me ndonjë person apo edhe kolegë të punës, tha ai për Klan Kosova. Kosovari punonte murator në sektorin e ndërtimtarisë për tre vjet në Gjermani, të njëjtën punë e kishte bërë edhe në Kosovë më parë.
Ai u godit me thikë nga një koleg i tij shqiptar dhe si pasojë e plagëve të rënda, edhe pas operimit, nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.