Futboll
Flet babai i Mirlind Dakut për kthimin e tij te ekipi në Rusi
Mediat ruse po vazhdojnë të shkruajnë për Mirlind Dakun dhe të ardhmen e tij te Rubin Kazani.
Daku si reprezentuesi i Shqipërisë e shkaktoi skandal në Euro 2024.
Ai u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA pasi me altoparlant nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.
Ekipi i tij ka paralajmëruar dënimin edhe pse Daku në një intervistë të gjatë për një medium rus kërkoi falje dhe shprehur keqardhje për rastin e ndodhur pas ndeshjes me Kroacinë.
“Për katër apo pesë ditë djali im do të arrijë në lokacionin e Rubinit. Mirlindi nuk frikësohet të kthehet në Rusi. Ai ka kuptuar që ka bërë gabim. Pres që edicioni i ardhshëm të jetë më i miri në karrierën e djalit tim”, ka thënë Fehmi Daku për “sport24.ru”.
Sipas mediave ruse, Rubin Kazani i ka përfituar 174 mijë euro nga UEFA për paraqitjen e Dakut në Evropian. Shifër të njëjtë ka përfituar edhe Lokomotiva e Moskës për paraqitjen e Mario Mitajt.
Gjithsej katër lojtarë të kampionatit rus ishin pjesë e Evropianit.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













