Shqipëria

Flasin avokatët e shqiptarëve të arrestuar: Merrnin rrogë qesharake!

Ish-kryeprokurori shqiptar Maksim Haxhia është shprehur në kuadër të klientit të tij se është i pafajshëm dhe nuk kishte lidhje me kamionin ku u sekuestruan 613 kilogramë drogë.

Sipas tij, klienti Donaldo Lushaj merrte një rrogë qesharake prej 25 mijë lekësh të reja, përcjell albinfo.ch.

Për Lushajn dhe shoferin Armando Prengaj gjykata caktoi masën arrest në burg, deri në përfundim të hetimeve.

Ky rast kishte bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, madje, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke u krenar për operacionin e realizuar, sipas tij nga organet shqiptare.