Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare Kjo nismë ka për qëllim të paraqesë një brez të ri artistësh shqiptarë, të cilët përfaqësojnë...
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
-
Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, katër pikat kyçe që u diskutuan
-
Suedi
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
Jeta në Zvicër
-
30 km/orë ende larg miratimit në Zvicër Nuk duket se një kufi i përgjithësuar i 30 km / orë do të shfaqet në...
-
Franca ankohet për punëtorët ndërkufitarë me Zvicrën
-
Dënohet burri nga Gjeneva që ‘bezdisi’ shërbimet e urgjencës dhe Policisë
-
Katër nga dhjetë banorë mbi 15 vjeç të Zvicrës, me prejardhje të huaj
-
Zemërohet pronari i hotelit në Zug: I vjedhin targat ZG 911 nga Porsche 911