E-Diaspora

Flamuri kuqezi valon edhe në Australi

Shqiptarët sot kanë festuar Festën e Flamurit anekënd botës, derisa flamuri kuqezi është ngritur edhe në Australi, shkruan albinfo.ch.

Ka qenë ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, i cili ka njoftuar se flamuri kuqezi është ngritur edhe në Melburn të Australisë.

“Në mëngjesin e ditës së sotme në sheshin kryesor të Melburnit në Australi bashkë me udhëheqjen e Komunitetit Shqiptar dhe një numër bashkatdhetarësh, në një ceremoni solemne, kemi ngritur flamurin tonë kombëtar në shënim të 105 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar. Pranë tij gjatë gjithë ditës do të kalojnë mijëra e mijëra australianë. Flamuri ynë do të qëndrojë në Ditën e Tij si dëshmi e prezencës dhe bashkimit të shqiptarëve në Australi dhe e miqësisë në mes të popullit shqiptar dhe popullit australianë. Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ambasadori i Kosovës.