Shqipëria

Flakët përfshinë edhe banesat në Shëngjin, rrezikuan zjarrëfikësit

Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura, shkruan TopChannel.

Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty.