Muzikë
Flaka Goranci nga Vjena publikon videoklipin “O vendi im”
Goranci ka thënë se në këtë projekt ka punuar me shumë profesionistë dhe është dedikim për festën e 28 Nëntorit!
Mezzosopranoja shqiptare, Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, sapo ka publikuar projektin më të ri të saj të titulluar “O vendi im”, shkruan albinfo.at.
“Nje projekt dedikuar vendit tim. “O Vendi im”, një këngë ikonë, të cilën e kam kënduar dhe luajtur në piano qysh si fëmijë. Sot, nga Vjena i këndoj vendit tim, atdheut tim.
Një falënderim shumë të madh për komunën e Gjakovës për mbështetjen që i dha këtij projekti @komunaegjakoves @ardiangjini
Teksti & Muzika: Rashid Krasniqi
Orkestrimi: Kushtrim Gashi
Flaka Goranci – Mezzo-soprano
Adela Frasineanu – Violine
Edison Pashko – Cello @edisonp.29
Mennan Berveniku – Piano @mennanche
Regjia: Artan Korenica @artankorenica
Produkcioni: Onima @onima.co
Mode Designers:
Flutura Dedinja @fluturadedinja
Blerina Kllokoqi Rugova BKR @blerinakllokoqirugova
4Gstyle @4gstyle
Make-up & Hairstyle: Nora Kusari Kastrati @norakusari_“, ka falënderuar Goranci në rrjetet sociale.
Goranci ka thënë se në këtë projekt ka punuar me shumë profesionistë dhe është dedikim për festën e 28 Nëntorit!
“Me tekst dhe muzikë të Rashid Krasniqit, e kënduar nga figura emblematike e Kosovës si Muharrem Qena, kënga “Mallëngjimi” apo siç e njohim të gjithë si “O vendi im”, vjen e orkestruar nga kompozitori dhe dirigjenti ynë me qëndrim në Gjermani, Kushtrim Gashi, e interpretuar nga instrumentistë nga Filharmonia e Vjenës, si Adela Frasineanu në violinë, Edison Pashko në Cello dhe pianisti i mrekullueshëm me qëndrim dhe veprim në Vjenë, Mennan Berveniku. Videoklipi me pamjet nga qyteti i Gjakovës, i cili për qëllim ka pikërisht afirmimin e vendit tonë nëpërmjet pamjeve të realizuara, vjen me regji nga Artan Korenica dhe i punuar nga produksioni Onima”, ka thënë Goranci për KultPlus, përcjell albinfo.at.
Kënga “Mallëngjimi” është pjesë e “Albanian Flowers” CD, e cila u realizua nga “Gramola” kompani në Vjenë, duke korrur suksese të mëdha internacionale. Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Gjakovës.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim