Shkurt.ch
VIDEO:Fjalimi i Presidentit Federal Berset, për Vitin e Ri
Presidenti Federal me këtë rast ka vlerësuar gjithashtu Kushtetutën Federale. Ajo këtë vit do të mbushë plot 175 vite, pasi ka lindur në vitin historik, 1848
Presidenti i ri Federal Alain Berset i është drejtuar popullatës së evndit me fjalimin tradicional të Vitit të Ri.
Në fjalën e tij të emetuar nga Radiotelevizioni publik i Zvicrës (SRF) ai ka folur për kohë të vështira, por edhe për kohezionin popullor në kohë krizash, transmeton albinfo.ch
Sipas presidentit Berset, fillimi i vitit të ri tashmë të kaluar qe shoqëruar me shqetësime për shkak të pandemisë, luftës, krizës energjetike dhe inflacionit. Në këto kriza, megjithatë, popullata zvicerane mësoi gjithashtu se ata qëndrojnë së bashku dhe se institucionet janë të forta.
Presidenti Federal me këtë rast ka vlerësuar gjithashtu Kushtetutën Federale. Ajo këtë vit do të mbushë plot 175 vite, pasi ka lindur në vitin historik, 1848. Kulturën e saj të dialogut Zvicra ia ka borxh kësaj kushtetute.
Pas Luftës së Sonderbundit, kantonet fitimtare nuk kanë shkruar thjesht një kushtetutë të re që do ta impononin atë mbi kantonet e mundura katolike. “Jo, ato e bënë kushtetutën së bashku me kantonet e mundura dhe krijuan një shtet sovran që ishte në të njëjtin nivel me fuqitë e Evropës”, ka thënë Berset.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa