Futboll
Fitues i turnirit më të madh të diasporës shqiptare në futsal: Vt24.ch/ AS Carosserie
Klubi Futbollistik Dardania St. Gallen ka organizuar sivjet për të gjashtën herë më radhë turnirin më të madh të futsalit në Zvicër ku ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të ekipeve pjesëmarrëse dhe futbolldashësve.

Në këte garë kanë marrë pjesë 64 ekipe, kryesisht shqiptare me rreth 600 pjesëmarrës nga mbarë Zvicra, gjithashtu ka pasur ekipe të ardhura edhe nga vendet fqinje të Zvicrës. Ndërsa skuadra më e largët shqiptare ka ardhur nga Londra dhe ka garuar nën emrin “Vetvendosje Londër”. Gara për “Eny Cup” është zhvilluar në palestrën e njohur të sportit në St. Gallen, „Kreuzbleiche“, shkruan albinfo.ch
Skuadrat garuese kanë zhvilluar gjatë tërë ditës së shtunë dhe të dielën deri në orët e vona rreth 128 ndeshje me ritëm të lartë të lojës para një numri të lartë të shikuesve. Shpërblimet për vendin e parë, të dytë dhe të tretë janë dhënë me të holla kesh. Pos kësaj KF Dardania ka ndarë çmimet për ekipin fairplay, lojtarin dhe portierin më të mire të turnirit, njofton albinfo.ch
Çmimet i ka ndarë prezantuesi i emsionit “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi. Fairplay ka shkuar tek skuadra “Team Megabau”. Lojtari më i mirë është zgjedhur Arbias Binaku dhe portieri më i mire Blereim Haxhijaj, që të dy fitues të Eny kupës me ekipin Vt24.ch/AS Carosserrie.
“Eny Finance” është një kompani zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare. Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. “eny Credit”) janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012.
KF Dardania St. Gallen luan në ligën e tretë të Zvicrës dhe është klubi i dytë shqiptar i qytetit bashkë me FC Besën që marrin pjesë me disa ekipe në kampionate të futbollit të Zvicrës lindore, shkruan albinfo.ch.






E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë