Kultura
Fitues i çmimit Nobel për letërsi, Kazuo Ishiguro
Një juri e përbërë nga shkrimtarë, historianë, studiues të letërsisë dhe të gjuhëve e ka zgjedhur autorin në fjalë nga një listë e ngushtë me emra shkrimtarësh të shquar
Shkrimtari britanik me rrënjë japoneze, Kazuo Ishiguro është fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel, më të lartit në botë për letërsi.
Një juri e përbërë nga shkrimtarë, historianë, studiues të letërsisë dhe të gjuhëve e ka zgjedhur autorin në fjalë nga një listë e ngushtë me emra shkrimtarësh të shquar.
Këtë çmim, me vlerë monetare prej 9 milionë koronash suedeze (1 milion franga) fitues do ta marrë në mënyrë zyrtare më 10 dhjetor.
Favoritët më të mëdhenj, si Haruki Murakami dhe Margaret Atwood edhe kësaj here mbetën duarthatë, shrkuajnë mediet botërore pas ndarjes së këtij çmimi. Nga ana tjetër, shqiptarët prej rreth 20 vitesh presin që fitues i Nobelit për letërsi të shpallet shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili po ashtu është llogaritur si favorit.
Ishiguro është një „përzierje në mes të Jane Austen dhe Franz Kafka, me pak Marcel Proust brenda“, ka përshkruar akademia suedeze profilin letrar të nobelistit të ri. Ishiguro është një autor absolutisht brilant romanesh“. Ai po shpërblehet për romanet e tij me forcë të madhe emocionale.
Ndër veprat më të njohura të Ishiguro-s konsiderohen: “Çfarë teproi nga dita“ dhe „Të gjitha që u desh t`i japim“.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











