Kosova

Fitorja e dytë për Akil Gjakovën

Akil Gjakova ka kaluar pengesën e dytë në Grand Slamin e Parisit.

Në xhiron e tretë e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev.

Lufta ishte shumë taktike, ndërsa u vendos me dënime.

Mammadaliyevi pësoi tri dënime dhe fitorja i takoi xhudistit kosovar.