Futbolli Shqiptar në Zvicër
Fitore e madhe për FC Besa Biel
Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arton Rafuna dhe Bujar Eljezi
Skuadra shqiptare FC Besa Biel po vazhdon me suksese në Zvicër. Kjo skuadër garon në Ligën e Dytë Regjionale të Kantonit Bernë/Jura, shkruan albinfo.ch.
Besa të shtunën arriti fitore të madhe, duke mundur liderin Kirchberg, me rezultat 2:1.
Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arton Rafuna dhe Bujar Eljezi, duke i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme.
Tashmë FC Besa Biel dhe Kirchberg kanë grumbulluar nga 22 pikë pas dhjetë xhirosh, me shtatë fitore, një barazim dhe dy humbje.
Në xhiron e radhës, Besën e pret edhe një ndeshje shumë të rëndësishme, ku do të ndeshen me Courgenay, që ndodhet në vendin e tretë me vetëm një pikë më pak në tabelë. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon dhe më pas skuadrat do të shkojnë në pushim deri në prill të vitit të ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?