Futboll

Fitore e madhe e kuqezinjve

Shqipëria ka triumfuar ndaj Hungarisë me një gol në fund nga Armando Broja

Shqipëria ka fituar ndaj Hungarisë me rezultatin 1:0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 në Katar, shkruan albinfo.ch.

Armando Broja në minutën e 87-të realizoi golin e fitores për Shqipërinë. Shqipëria gjatë ndeshjes pati edhe disa raste tjera shënimi.

Me fitoren e shënuar Shqipëria është ngritur në pozitën e dytë në Grupin I me nëntë pikë, nga pesë ndeshje. Kryeson Anglia me 15 pikë nga 5 ndeshje. Anglia sot ka fituar 4:0 në shtëpi ndaj Andorrës. Shqipëria vendin e dytë pritet ta humbë. Pasi Polonia me fillim nga ora 20:45 luan në udhëtim ndaj San Marinos. Polonia ka 7 pikë nga 4 ndeshje.