MARKETING

Loja shpërblyese: Fitoni 5×2 bileta për premierën e filmit shqiptar «Adnan Kafazi»

Disa ditë para premierës së filmit shqiptar“Adnan Kafazi” në Zvicër, platforma mediale albinfo.ch (online&print) dhuron bileta falas për premierën, që shfaqet më datën 16 mars 2023, në kinemanë Arena në Sihlcity – Cyrih.

Bëhet fjalë për një mbrëmje speciale ku keni mundësinë të takoni të gjithë yjet e filmit.

Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës, Bullit dhe Zagit nga Meksika, tre gangsterëve kryesor të filmit. Luftën e tyre me një bos të ri të krimit, i cili e ka marrë funksionimin e nëntokës dhe krimit në vend. Theks të veçantë do të ketë edhe trafikimi i qënieve njerëzore dhe fuçizimi i gjinisë femërore. Për dallim nga dy pjesët e para të triologjisë (Zonjusha, Diamanti) të cilët si zhanër kryesor kanë pasur komedinë dhe krimin, “Adnan Kafazi’ është plotësuar si multizhanër me krim, komedi, dramë, muzikë e aksion. Ky film përfshinë shumicën e aktorëve nga filmat e kaluar si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj.

Me zhvillimin e ngjarjes së filmit të ri, i janë bashkangjitur edhe shumë aktorë tjerë të mirënjohur vendor dhe rajonal, të cilët do të pasurojnë rrugëtimin e ri të personazhëve kryesorë, si: Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Xhejlane Tërbunja, Ernest Malazogu, Alesia Xhemalaj, Olimpia Smajlaj dhe Aleksia Peleshi. Po ashtu, në cilësinë e mysafirëve special, filmin e pasuruan edhe Dafina Zeqiri dhe Kastriot Rexha – Majk

Fituesit do të njoftohen  nga albinfo.ch, ndërsa biletat ata do t`i marrin drejtpërdrejtë në Kino  më 16 mars 2023.

Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme.

Për tu bërë pjesë e lojës mjafton të ndiqni kanalet tona në rrjetet sociale:

LINKU në INSTAGRAM