Sport

Fiton Stoke, lëndohet Shaqiri

Futbollisti shqiptar është lënduar në minutën e 28-të dhe është dashur të largohet nga fusha. Ai dukej se kishte probleme me muskuj. Ende nuk dihet sesa do të mungojë

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk e ka nisur mirë as sezonin e ri në Premierligën angleze.

Shaqiri u lëndua në xhiron e dytë në përballje me Arsenalin e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti shqiptar është lënduar në minutën e 28-të dhe është dashur të largohet nga fusha. Ai dukej se kishte probleme me muskuj. Ende nuk dihet sesa do të mungojë.

Stoke fitoi këtë ndeshje 1:0. Granit Xhaka ka luajtur deri në minutën e 79-të, kurse Shkodran Mustafi ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.