Kuriozitete

Fitnesi, shkenca e arti kombinohen për rekordin e ri botëror

ObaroEne Otitigbe nga Kalifornia ka bërë një kombinim të përsosur të fitnesit, shkencës dhe artit për të thyer rekordin sa i përket gjatësisë më të madhe të lëvizjes në unaza teksa bëhen rrotullime të hula-hopit.

Duke e bashkuar pasionin për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe matematikën, mësuesi arriti të thyente rekordin e kaluar që ishte 82.9 metra distancë në unaza teksa bënte rrotullimeve të hula-hopit, transmeton Albinfo.ch.

Përpos kësaj ai gati e dyfishoi atë duke e çuar rekordin në 152.52 metra në një plazh të Kalifornisë.

Për të arritur këtë rekord, Otitigbe thotë se pati regjim strikt të fitnesit dhe një program ushqimi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=66&v=2QsKb96BIpQ