Zhvillim
Fitimi në turizëm, vetëm 5.3 për qind
Pavarësisht publicitetit nëpër mediet më me ndikim në botë, turizmi në Shqipëria ka shënuar ngritje buxhetore vetëm 5.3 për qind
Pavarësisht apostrofimit nga mediet më me ndikim në botë, se Shqipëria është njëri nga dhjetë vendet e botës që duhet për t’i vizituar vitin e kaluar, turizmi nuk ka shënuar rezultatet e kënaqshme edhe në terren. Sipas rezultateve të fundit të Bankës së Shqipërisë, të hyrat nga turizmi vitin 2015 ishin vetëm 5.3 për qind.
Vitet e fundit, Shqipëria është parketuar nga gjigantë mediatikë si BBC, “Business Insider” apo “Boston Globe”, në istën e 10 destinacioneve më tërheqëse të planetit për vizitë.
Sipas Bankës, të ardhurat hyrëse nga turizmi vitin e kaluar u rritën me vetëm 5.3 për qind. Më konkretisht, nga 1 miliard e 283 milionë euro që ishin në 2014-n, vitin e kaluar shifra arriti në 1 miliard e 352 milionë euro, thuhet në raportin e fundit të bankës shqiptare.
Të dhënat historike tregojnë se, të ardhurat nga turizmi kanë ngecur në këto nivele prej disa vitesh, pa mundur të shënojnë hovin e pritshëm. Madje, shpesh vendi është përballur edhe me një paradoks, atë të rritjes së numrit të turistëve, por jo edhe të të ardhurave që ekonomia përfiton nga ta, raporton TCH.
Pas rënies së ndërtimit dhe rrudhjes së dërgesave nga emigrantët, turizmi është evidentuar nga shumë institucione të specializuara dhe nga vet qeveria, si një nga sektorët me potencialin më të madh për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Madje viteve të fundit janë hapur për vizitë edhe disa ish lokacione ushtarake, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj



















