Shëndetësi
Fitime marramendëse të farmacisë mbi kancerin në Zvicër
Në vitin 2018, ilaçet kundër kancerit Zvicrës i kushtuan rreth 1 miliard franga. Trajtimet janë faturuar më shumë se 80 herë nga kostot e tyre të prodhimit, ka bërë publike të dielën RTS në emisionin "Mise au Point", informon Albinfo.ch
Kanceri është tregu i së ardhmes për farmacinë. Çdo vit në Zvicër, 40.000 persona mësojnë se kanë kancer. Si rezultat, farmacitë po luftojnë për të filluar trajtime të reja. Shumat e përfshira janë të konsiderueshme.
Rimbursimet për një pacient të vetëm që trajtohet kundër kancerit kanë tejkaluar 74 milionë franga. Ndër 15 trajtimet që peshojnë më shumë në sigurimin bazë, katër ilaçe kundër kancerit tregtohen nga grupi i Bazelit Roche, një nga udhëheqësit botërorë në treg.
Nëse fatura përfundimtare është aq e lartë, kjo është rezultat i kostos vjetore të trajtimit për pacient që tejkalon disa mijëra franga, informon Albinfo.ch. Shpesh kalon edhe shumën prej njëqindmijë franga.
Bëhet fjalë për fitime të majme, shifrat e të cilave farmacitë nuk i zbulojnë. Framacitë duhet të fitojnë diçka, por është qesharake që të ketë fitime aq të larta, kur nuk ka një treg konkurrues”, ankohet Profesor Thomas Cerny, president i kërkimeve zvicerane kundër kancerit, informon albinfo.ch.
Në Zvicër, çmimet e medikamenteve janë negociuar dhe vërtetuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (OFSP). “Nëse mbështetemi në koston e kërkimit dhe zhvillimit, çmimi i disa barnave nuk është i justifikueshëm”, pranon një zëdhënës i OFSP-së. “Nga ana tjetër, nëse mbështetemi në bazën tonë ligjore, ky çmim korrespondon me kriteret tona të ekonomisë”, thotë ai.
OFSP bazohet në dy kritere: çmimet në 9 shtete evropiane dhe krahasimi terapeutik, d.m.th. çmimet e medikamenteve të tjerë të përdorura në trajtimin e sëmundjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?