Lajme
Firmat e huaja krijojnë vende pune në Zvicër, pavarësisht pandemisë
Zvicra ka mbetur një vend tërheqës për firmat e huaja, duke krijuar më shumë vende pune vitin e kaluar sesa në vitin 2019 – me gjithë efektet ekonomike të pandemisë, ka raportuar televizioni publik zviceran SRF, përcjell albinfo.ch.
Firmat e huaja llogariten për 11% më shumë vende pune në vitin 2020, sipas SRF.
Gjatë tre vjetëve të ardhshme, ato pritet të drejtojnë krijimin e 3,500 vendeve të punës.
“Fuqia punëtore është shumë e kualifikuar, dhe taksimi është i favorshëm dhe Zvicra është në mes të Evropës”, tha Jim Fitzgerald, drejtori i Tiffin Metal në Zvicër.
Kompania, e cila prodhon mjete metalike të personalizuara për një gamë të gjerë të industrive, vendosi të hapë degën e saj të parë jashtë SHBA-së në Schmitten, në kantonin e Fribourg-ut.
Shifrat vijnë në një kohë të shqetësimeve të përgjithshme ekonomike globale të shkaktuara nga pandemia.
Ekonomia e Zvicrës u tkurr me 2.9% vitin e kaluar si rezultat i Covid-19, tkurrja më e keqe vjetore që nga pasojat e krizës së naftës më 1975, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh