Lajme
Firenze: Shaqja “The Handke Project” e artistëve shqiptarë në “Teatro di Rifredi”
Më kënaqësi ju njoftojmë për shfaqjen “The Handke Project” të dramaturgut Jeton Neziraj, me regji të Blerta Nezirajt, që mbahet më 2 dhe 3 shkurt, në Teatro di Rifredi në Firenze, me fillim nga ora 21:00, shkruan albinfo.ch.
Grupi i artistëve nga vende të ndryshme evropiane, si Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Italia, Maqedonia e Veriut, Franca, Mali i Zi dhe Gjermania është bashkuar për të ofruar një shfaqje për Peter Handke, një autor fitues i çmimit Nobel, i cili është kritikuar për mbështetjen e tij ndaj kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviçit. Shfaqja eksploron pyetjen se si arti vlerësohet dhe promovohet, edhe kur bie ndesh me vlerat themelore të dinjitetit dhe etikës njerëzore.
Gjithashtu, më 2 shkurt, nga ora 18:00, në hollin e Teatro di Rifredi, do të organizohet një takim publik me temën “Gjenocidi dhe mohimi: si të ndërtojmë një kujtesë të përgjegjshme” me Jeton Nezirajn, profesorët Micaela Frulli dhe Luca Bravi dhe gazetarin Riccardo Michelucci.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025