Muzikë

Finlandë: Marigona Qerkezi do të debutoj në festivalin e Savonlinnës

Marigona Qerkezi, soprano me famë botërore, ka bërë të ditur se me rolin “Abigaille” do të debutojë në operan “Nabucco” të kompozitorit Giuseppe Verdi, në Festivalin prestigjioz të Savonlinnës në Finlandë, përcjell albinfo.ch.

Sopranoja Qerkezi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se për të personalisht është nder i madh që të debutojë me një rol aq të fuqishëm si i Abigailles në këtë operë ikonike.

“Është një nder i madh të marr një rol kaq të fuqishëm në këtë operë ikonike. Me padurim pres të sjell në jetë personazhin kompleks të Abigailles.

Shihemi në Savonlinna”, ka shkruar Sopranoja Qerkezi.