Lajme
Finlandë: Fluks i emigrantëve para rimbylljes së dy pikave kufitare me Rusinë
Disa orë përpara rimbylljes së dy pikave të kalimit jugor në kufirin me Rusinë, dhjetëra emigrantë kaluan në Finlandë, pasi vendkalimet Vaalimaa dhe Niirala ishin rihapur shkurtimisht të enjten, shkruan AP.
Mbyllja erdhi pasi Finlanda fajësoi Rusinë për dërgimin e emigrantëve në kufi në një përpjekje për të destabilizuar vendin, i cili u bashkua me NATO-n vetëm para disa muajve.
Mbrëmjen e së enjtes, “Roja Kufitare Finlandeze” kishte raportuar se dhjetëra emigrantë pa dokumentacion apo viza të duhura kishin mbërritur në dy pikat e kontrollit, megjithatë qeveria finlandeze vendosi të njëjtën ditë t’i mbyllë ato përsëri, përcjell albinfo.ch.
Pikat kufitare do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar, ndërsa sipas qeverisë finlandeze, rihapja e shkurtër kishte për qëllim si një provë për të parë nëse “fenomeni” i emigrantëve ekziston ende në kufi.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!