Sporte Luftarake

Finlandë: 9-vjeçari shqiptar fitoi kundër rusit në turneun ndërkombëtar të mundjes

Ernest Domi, nga Kukësi, është vetëm 9-vjeçar. Ai garoi në Helsinki të Finlandës dhe mori medaljen e artë. Ai dhe tre fëmijë të tjerë kosovarë përfaqësuan në turneun ndërkombëtar të mundjes Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Edhe mundësit e tjerë, Dior Zogajn, Vlera Sadiku dhe Ernis Latifaj, pjesë e skuadrës “Kolosi”, morën medalje të artë dhe të argjendtë.

Ernesti dhe shokët e tij u kthyen në Prizren dhe ndanë emocionet që përjetuan.

“U ndesha me dy finlandezë. Jam shumë i kënaqur se kam zënë vendin e parë”, tha Ernest Domi.

“U ndesha me tre vetë dhe me një rus. Rusi që ka mbajtur vendet e para. Një herë e munda me tush dhe një herë me pikë”.