Uncategorized

Finlanda, heq shkrimin e dorës nga programet shkollore

Nga viti 2016 pritet që finlandezët të heqin nga shkollat fletoret dhe në vend të tyre të përdorin tabletët dhe kompjuterët

Nxënësit finlandezë zënë zakonisht vendet e para në konkurset botërore  “Pisa” që vlerësojnë aftësitë shkollore të nxënësve në fusha të ndryshme. Dhe, pikërisht nxënësit nga Finlanda kanë problem me shkrimin me dorë. Për këtë arsye nga vjeshta e vitit 2016 në këtë vend nordik do të hiqet dorëshkrimi nga programet e shkollave fillore.

Finlandezët pritet që mënyrën klasike të shkrimit ta zëvendësojnë 100 për qind me shkrimin me tastaturë.

“Përdorimi i dorëshkrimit dhe sidomos lidhja e shkronjave mes vete i përballin me vështirësi shumë nxënës”, thotë Minna Harmanen nga Enti për arsim i Finlandës duke arsyetuar vendimin. Ajo thotë se braktisja e dorëshkrimit sjell me vete një ndragim të madh kulturor, shkruan Helsinki Times”. Për këtë arsye atje duan që megjithatë t`u japin mësuesve një hapësirë të caktuar veprimi. Kështu shkrimi me “Shkronja të shtypit” as me reformën e re nuk do të zhduket në tërësi.

Sidoqoftë, nga viti 2016 pritet që finlandezët të heqin nga shkollat fletoret dhe në vend të tyre të përdorin tabletët dhe kompjuterët.