Shkurt.ch

Finansohen nga Salafistë të jashtëm

Sipas shërbimit informativ të Konfederatës (NDB-SRC), Këshill qëndror islamik i Zvicrës mund të finansohet nga salafistë të jashtëm

I ashtuquajturi « Këshill qëndror islamik i Zvicrës » (KQIZ), i udhëhequr nga Nicolas Abdullah Blancho, mund të jetë finansuar pjesërisht nga salafistë nga jashtë vendit, kla njoftuar «SonntagsZeitung», duke u bazuar në burime të një raporti të Shërbimit informativ të Konfederatës (NDB-SRC).

Konkluzionet e NDB-SRC ndaj KQIZ bazohen në disa « kontakte dhe udhëtime » të konstatuara nga shërbimet informative.

Ndaj këtyre konkluzioneve ka reaguar KQIZ duke thënë se « finansohen në Zvicër falë anëtarësisë së anëtarëve, dhurimeve si dhe kontributeve të ‘bëmirësve’ ».

Këta të fundit poashtu kanë vlerësuar se botimi i i këtij raporti mund të konstituojë një dhunim të sekretit të funksionit dhe se nuk e përjashton mundësinë e padisë.

Në të njejtën kohë, KQIZ përshëndet faktin se nuk konsiderohet si organizatë e rrezikshme.

KQIZ është jnë organizatë salafiste e bazuar në Biele-Bienne. Në muajin shkurt të këtij viti, ajo pati organizuar një Kongres ku ishte i ftuar edhe imami radikal kosovar, Shefqet Krasniqi.