Lajme

Financimi i Eurovision 2025 mund të vendoset në një referendum

Meqenëse këngëtari zviceran, Nemo, fitoi Eurovizionin e këtij viti, tradita kërkon që eventi të organizohet në Zvicër majin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, Marcel Dettling, kreu i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të krahut të djathtë, tha se paratë publike nuk duhet “të hidhen nga dritarja për këtë ngjarje të turpshme ylberi”, duke iu referuar statusit jobinar të Nemos.

Në vend të kësaj, seksioni i SVP në Bernë dëshiron të nisë një referendum kundër kësaj ngjarjeje, sepse “është e drejtë që qytetarët të mund të thonë fjalën e tyre” për këtë çështje, tha Dettling.