Integrimi
Financa, sigurime dhe patundshmëri: Forumi i parë shqiptar në Cyrih
Për herë të parë në Cyrih do të mbahet Forumi shqiptar, që në fokus ka financat, sigurimet dhe patundshmëritë
Në organizim të platformës mediale albinfo.ch (online&print), Forumi mbahet të premten, më 17.11.2023, nga ora 14:00 deri në orën 19:30, në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Museum FIFA në Cyrih.
Kjo ngjarje do të sjellë së bashku përfaqësues të sektorit të financave dhe bankave nga dy vendet dhe shumë përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e patundshmërive Zvicër – Kosovë, Shqipëri.
Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë profesionistët shqiptaro-zviceranë të sektorit të financave, sigurimeve dhe patundshmërive në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Synimi i këtij evenimenti të parë është të bëhet një inventar i gjendjes aktuale të këtyre fushave në suaza të diasporës shqiptare, të rrjetëzojë firmat shqiptaro-zvicerane aktive në këto aktivitete ekonomike, qofshin ato në Zvicër, Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, me qëllim që të hulumtohen mundësi të reja zhvillimi apo investimi në Zvicër apo në Kosovë, Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e bankave dhe financave!
Në këtë Forum do të mbahen disa panele diskutimesh.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur programin: Finance_17112023 final
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Nëntor 2023
- Ora14:00
- LokacioniMuseum FIFA - Zürich
- Data e përfundimit17 Nëntor 2023 - 20:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













