Futboll
Finalja për kuqezinjtë
Ndeshja Shqipëri - Çeki luhet të enjten nga ora 20:45 dhe u takon kualifikimeve për Euro 2024
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.
Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa ekipit iu bashkua edhe mesfushori Klaus Gjasula. Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.
Trajneri brazilian Sylvinho ka thënë se ndeshja ndaj Çekisë është finalja e parë për Shqipërinë drejt kualifikimit për në Evropian. Tekniku brazilian ka thënë se për ta mposhtur Çekinë, lojtarët e Shqipërisë duhet të derdhin shumë djersë të enjten mbrëma në fushën e stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshja Shqipëri – Çeki luhet të enjten nga ora 20:45 dhe u takon kualifikimeve për Euro 2024.
“Kemi tri finale dhe nesër do të jetë e para, që nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por nuk do të jetë vendimtare për kualifikim. Luajmë ndaj një kundërshtari fizikisht, ndaj një kundërshtari që nuk ka humbje ende. Duhet të derdhim shumë djersë”, ka thënë Sylvinho.
Ai është i kënaqur me arritjen e deritashme të Shqipërisë.
“Kemi bërë paraqitje të mirë deri këtu, por forca e ekipit është shpirti i garës, zemra dhe përkrahja. Ka entuziazëm të madh në opinion, por nuk kemi pasur shumë punë brenda grupit, pasi janë të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për një ndeshje të tillë”, është shprehur ai.
Sylvinho ka treguar se Shqipëria do të paraqitet pa Armando Brojën ndaj çekëve, kurse i gatshëm do të jetë Klaus Gjasula.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë