Futboll
Finalja e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë shkon në vazhdime
Ka shkuar në vazhdime finalja e Euro 2020 në mes të Italisë dhe Anglisë, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.
Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.
Italia më pas kishte një shqetësim në mesfushë në minutën e 22-të, pasi Jorginho kishte disa dhimbje, por u rikthye më pas.
Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.
Një i tillë ishte në minutën e 35-të, kur Federico Chiesa lëshoi një goditje të fuqishme, por ishte e pasaktë.
Një minutë më vonë, Luke Shaw kishte mundësinë të pasonte brenda zonës për bashkëlojtarët, e topi u largua nga Emerson Palmieri.
Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan më mirë, duke bërë presion qysh në sekondat e parë.
Nga ky presion i lartë, italianët arritën që t’i barazonin shifrat në 1-1.
Ishte minuta e 67-të, kur nga një rrëmujë në zonën e anglezëve, Leonardo Bonucci u gjet mjaftë mirë, duke shënuar për 1-1.
Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat kishin pasime të bllokuara dhe të gabuara, duke mos arritur që të shënonin më gola.
Në vazhdime, do të jenë dy herë nga 15 minuta, e që dy kombëtaret do të tentojnë që t’i shmangin penalltitë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert