Lajme
Finalizohet marrëveshja mes Bankës Botërore e Kosovës për ndihmën 50-milionëshe
Banka Botërore ka njoftuar se ka finalizuar marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Për gjatë muajit të kaluar Banka Botërore ka punuar ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të identifikuar objektivat e projektit emergjent që do të ndihmonin Kosovën të parandalojë, të identifikojë dhe t’ iu përgjigjet nevojave të situatës me pandeminë Covid-19 dhe forcimin e sistemit publik shëndetësor.
Sipas njoftimit të BB-së, marrëveshja përfshin procedurat e përshpejtuara për furnizim me barna dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor në testimin dhe identifikimin e hershëm të Covid-19 dhe mobilizimin e stafit shtesë shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ky plan parasheh edhe një mbështetje të përkohshme ndaj skemave të asistencës sociale brenda Pakos Emergjente.
Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet me 2/3-tat e votave në Kuvendin e Kosovës.
Marrëveshja është pjesë e ndihmës së Bankës Botërore për të përballuar situatën me Covid-19 në vlerë prej 120 milionë eurosh.
https://www.facebook.com/621427247947955/photos/a.621445787946101/2908737475883576/?type=3
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












