Kosova
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën

Tekstet mësimore për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” tashmë janë finalizuar për fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Diasporë. Bëhet fjalë për tekstet për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe nga klasa e 1-rë deri në klasën e 9-të.
Kjo u konfirmua pas një takimi që patën minister e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Ogerta Manastirliu dhe Arbërie Nagavci.
Ky proces u vlerësua si një hap i madh për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe për fëmijët në mërgatë, duke i pajisur ata me materiale të standardizuara, të unifikuara dhe të mbështetura nga ekspertiza më e mirë profesionale, transmeton albinfo.ch.
“Sapo kemi miratuar një vendim të përbashkët, për nivelin e III të tekstit plotësues të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Këto tekste janë baza për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, për fëmijët në diasporë. Pasi kemi përfunduar tekstet plotësuese të nivelit të parë, dytë vjen edhe teksti për nivelin e tretë për klasat e gjashta deri në të nëntën, duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit fillor. Ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe, përmes këtyre teksteve të cilat janë të unifikuara dhe të standardizuara”, tha ministrja shqiptare e arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa ministrja kosovare e arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky hap vjen pas finalizimit të abetares së përbashkët.
“Pas finalizimit të abetares së përbashkët, teksteve me të cilat mësojnë vogëlushët tanë në të gjitha trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri në disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe fëmijët tanë në diasporë, tashmë finalizuam edhe tekstin e tretë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste më të cilat do të mësojnë fëmijët tanë gjithandej nga klasa e parë deri në të nëntën duke kompletuar të gjithë kurrikulën për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare”, theksoi Nagavci.
Ministret e Arsimit të Kosovës e Shqipërisë poashtu njoftuan edhe për vendimin për të organizuar olimpiadën e Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës së shpejti.
E-Diaspora
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia Çiftelia, zëri i kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë ...
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
Jeta në Zvicër
-
A e dini se dollapi origjinal i Albert Ajnshtajni ruhet ende në Zvicër Albert Ajnshtajni studioi në ETH Cyrih nga viti 1896 deri në vitin 1900, duke fituar diplomën...
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit