Lajme

Filmi “Zgjoi” shfaqet më 8 mars në Vjenë

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare kanë njoftuar se po sjellin në Vjenë filmin më të kërkuar shqiptar “Zgjoi”.

Filmi “Zgjoi” rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes, një grua nga Kosova, e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët. Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Ky film është fitues i 16 çmimeve ndërkombëtare, dhe Kosova për herë të parë përmes këtij filmi ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë për Oscars 2022.

Sipas njoftimit, të pranishëm në këtë mbrëmje do të jenë regjisorja e filmit, Blerta Basholli dhe disa nga aktorët e filmit.

Filmi do të shfaqet nga ora 19:40, në adresën: CINEPLEXX Siebensterngasse 37, 1070 Wien.

Ndër të tjerash, për të rezervuar biletat duhet të shkruani në E-mailin: [email protected]

Albinfo.at